Ndeshja e djeshme ndaj Vorës padyshim që ka dhuruar shumë emocione në rradhët e futbollistëve, trajnerëve, drejtuesve por edhe tifozëve
koplikas.

Kanë triumfuar ndaj skuadrës së vendit të parë dhe i kanë treguar asaj se vetëm rastësisht janë në atë vend.

Kreu i takon vetëm Veleçikut dhe kjo për shumë arsye. Pikësëpari, për shkak të mënyrës si njerëzit e këtij qyteti janë të lidhur me futbollin.

U pa kjo edhe në ndeshjen e djeshme ku të pranishëm në fushën e kompleksit të vëllezërve “Duli” kanë qenë rreth 1500 tifozë.

Më shumë se në çdo ndeshje tjetër jo vetëm të kategorisë së dytë por edhe asaj të parës dhe madje edhe në shumë ndeshje të Superligës.

Ka qenë i pranishëm edhe kryebashkiaku Tonin Marinaj bashkë me gjithë stafin e tij. Normale sepse ky institucion po bën çmos për ta mbështetur skuadrën e futbollit dhe ndjehet mirë për këtë gjë.

Në Koplik dje kanë gëzuar jo pak. Padyshim që shpresojnë të gëzojnë sërish. Objektivi i tyre për ngjitjen një kategori më parë, është
plotësisht i arritshëm.

Ky qytet dhe kjo trevë në fakt e meriton këtë gjë. Malësia e Madhe aktualisht ka shumë pak gjëra gjëra për t’u gëzuar dhe prandaj me futboll ndjehen mirë.

Për të gjitha këto, duhet shpresuar shumë që gëzimi dhe entuziasmi i tyre të vazhdojë edhe më tej.

Më poshtë, përmes fotove të kolegut Gjon Gjeka, do të keni mundësi të përjetoni emocionet e sfidës së djeshme.
Gjergj KOLA