Kampionët në fuqi të Botës e dorëzuan titullin e fituar katër vjet më parë shumë më herët se sa e kishim parashikuar.

Gjermania u mund sot nga Korea e Jugut me rezultatin 2-0, duke mos arritur dot të kalojë fazën e grupeve në “Rusi 2018”.

Natyrshëm që kjo ngjarje nuk do të kalonte kaq lehtë nga bota e “ashpër” e internetit, me fotomontazhet që tashmë po bëjnë xhiron e botës, ndërkohë që “panzerat” po paketojnë valixhet e tyre për të lënë tokën ruse pas vetëm 3 ndeshjesh.