Sot, starton Botërori “Rusi 2018” dhe sigurisht ky kompeticion do të ketë një vëmendje të veçantë edhe nga trajnerët e futbollit në vendin tonë.

Njëri nga këta është Ernest Gjoka. Ish-tekniku Vllaznisë ka treguar në rrjetet sociale që bën tifo për Brazilin.

Me sa duket “samba” braziliane është e preferuara e teknikut kryeqytetas dhe këtë e ka ndarë me miqtë e tij.

Por, në sy bie komenti i bërë nga ish-futbollisti i Vllaznisë, Nuredin Orelesi. Ky hedh poshtë përfaqësuesen braziliane, teksa i shkruan: “Profesor, Nigeria kampion”.

Edhe vetë mesfushori i njohur është koshient që kombëtarja e tij nuk është në nivelin e brazilianëve, megjithatë në rrjetet sociale siç duket ka dashur ta promovojë si të tillë.