Arrestimi i Armir Grimajt, trajnerit të përfaqësueses shqiptare të futbollit të femrave ka bërë shumë bujë jashtë Shqipërisë dhe ngjarja në fjalë është pasqyruar edhe në mediat e njohura ndërkombëtare.
Kështu, dy të përditshmet sportive spanjoll, “AS” dhe “Mundo Deportivo”, i kanë dhënë rëndësi kësaj ngjarje ndoshta më shumë se në Shqipëri, duke publikuar të dhënat e saj mbi trajnerin shqiptar.
“AS” shkruan se trajneri i përfaqësueses së femrave të Shqipërisë ishte pjesë e një grupi kriminal që akuzohej ndër të tjera për vrasje, armëmbajtje pa leje, prodhim e tregtim lëndësh narkotike, e manipulime ndeshjesh futbolli.
Ajo shpjegonte se Grima ishte “portieri legjendar i Vllaznisë” dhe se bashkë me të ishte arrestuar edhe Fabjol Rexhepi, portieri i Tërbunit.
Sa i përket “Mundo Deportivo”, ajo shpjegon gjithashtu rrethanat e arrestimit të Grimës dhe dyshimet se është pjesë e “Grupit Bajri” në një operacion policor që ishte zhvilluar në Shqipëri, Holandë e Belgjikë dhe hetimet kishin zgjatur disa muaj.
Gjykata e Krimeve të Rënda dha dje masën “arrest me burg” për Grimën, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit e pezulloi përkohësisht trajnerin e përfaqësueses së femrave./vipsport/