Granit Xhaka duket se e ka të vështirë të demonstrojë publikisht sërish krenarinë dhe origjinën prej shqiptari. Mesfushori i Zvicrës dhe Arsenalit nuk ka mbajtur flamur gjatë lojës që ai me shokët e skuadrës së Arsenalit po organizonin (paintball).

Sipas rregullit të lojës, çdo lojtar duhet të mbajë në dorë flamurin e vendlindes, ndërsa Xhaka këtë herë nuk ka shfaqur asnjërin prej tre flamujve të mundshëm: të Shqipërisë, Kosovës dhe Zvicrës.

Ndoshta 25-vjeçari nuk ka dashur të ndezë sërish debatin e ashpër në Zvicër për pranimin ose jo të futbollistëve me origjinë jozvicerane që luajnë për përfaqësuesen helvete.

Pasi shënoi gol ndaj Serbisë në Kupën e Botës së vitit të kaluar, Xhaka festoi me “shqiponjën dykrenare”, simbol i identitetit shqiptar, por në mediat e huaja, sidomos në atë zviceranën ai u konsiderua si manifestim nacionalizmi. Xhaka dhe Shaqiri kërkuan falje më pas në Federatën Zviceranë të futbollit për gjestin e bërë./newsport/