Nejmar ka qenë një ndër protagonistët e kualifikimit të PSG në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, duke kombinuar shpërthime spektakolare, me gabime të çuditshme para portës. Megjithatë, për spektaklin që dhuroi në fund ai u zgjodh “Njeriu i ndeshjes” nga UEFA.

Rashica drejt Premier Ligës, në Kosovë zbulojnë tratativat me klubin e njohurU eliminua “dhimbshëm” nga PSG, vlerësimi dhe statistikat e Gjimshitit në këtë ndeshjeGasperini: Mëkat, menduam se kaluam. Kishim raste me GjimshitinLaçi nuk humb kohë, menjëherë miqësore për të parë gjendjen para Europës

Por sulmuesi bëri një gjest të rrallë për të, që njihet si një personazh mjaft egoist. Ai i dorëzoi trofeun sulmuesit tjetër të PSG-së, Çupo Moting, i cili shpëtoi parisienët nga katastrofa me një gol në minutat shtesë duke i siguruar gjysmëfinalen e turneut që i mungonte prej 25 vitesh,

“Nuk e kam menduar asnjëherë eliminimin. Asgjë nuk më ndalon të mendoj se do të shkojmë në finale. Ishte e vështirë për ne, jemi një skuadër e madhe, një familje. Ishte e pamundur të mendoja se do të eliminoheshim”, deklaroi Nejmar pas sfidës. /vipsport/