Fitorja e Interit ndaj Spalit në javën e 14-të, merr një shije akoma më të ëmbël, vetëm pak orë pasi Juventusi ishte ndalur në barazim me Sasuolon.

Tashmë zikaltrit e Kontes mbajnë vendin e parë me 37 pikë, një më shumë se ekipi i Sarrit. Pas ndeshjes, ishte sulmuesi belg i Interit, Romelu Lukaku, ai i cili ka bërë edhe një postim thumbues në “Instagram”.

“Qentë duhej të ushqeheshin. Një tjetër 3-pikësh. Forca Inter” – shkruan Lukaku në postimin e tij.

Belgu me shaka i referohet ‘qenve’, pasi vetëm gjatë kësaj jave, janë ‘pagëzuar’ edhe si qentë e racës rotvajler, pas një foto me Lautaro Martinezin, ku të dy mbanin veshur nga një bluzë me fytyrën e një qeni rotvajler në të.