Një ditë pas rënies nga Kategoria Superiore e Vllaznisë, në Shkodër kanë filluar të fokusohen te shkaktarët e vërtetë të kësaj situate, lojtarët të cilët u shfaqën shumë nën nivelin e kërkuar dhe me paraqitjet e tyre sollën zhgënjimin më të madh sportiv në qytetin verior prej shumë dekadash.

Kritikat ndaj Partizanit, Kamzës, Teutës apo kujtdo tjetër, janë kthyer tashmë në kritika ndaj lojtarëve edhe nga vetë punonjës të klubit kuqeblu.

Një prej tyre është edhe Alban Neziri, drejtori i akademisë së klubit shkodran, i cili me një postim në rrjetet sociale ka përshkruar më së miri situatën paradoksale që përjetohet në klub dhe mënyrën se si është menaxhuar ai.

“Këto paguajnë 50 mijë lekë për të shpallur Vllazninë kampione… ato mjeshtrat 7000 euro për ta hedhur nga kategoria”, ishte ironia e Hasanit në postimin e tij në rrjetet sociale, në një foto me të rinjtë e ekipit U17 të cilët  në këtë edicion kane siguruar finalen dhe janë pretendentë kryesorë për t’u shpallur kampionë në Shqipëri. /vipsport/