Joana Grabolli është bukuroshja që vitin e kaluar u shpall “Miss World Albania”.
Suksesin prej hireve që i ka falur natyra, 21-vjeçarja e ka shfrytëzuar për të tentuar një karrierë në fushën e gazetarisë sportive.
E ftuar disa herë në emisione të ndryshme, Joana e ka gjetur veten komode mes termave sportivë dhe klubeve të ndryshme, as sa tashmë është kthyer “zyrtarisht” në gazetare të sportit.
Kjo pasi është bërë pjesë e emisionit “Pressing” në krah të Gerti Çarçanit, në televizionin “Abc News”.