Ishte paralajmeruar prej disa ditesh fillimi i punimeve ne fushen e stadiumit “Loro Boriçi” dhe ne fakt ato kane nisur menjehere pas perfundimit te ndeshjes Vllaznia- Teuta.

Qe prej se henes, punonjesit e terreneve sportive prane ketij klubi kane filluar te bejne gati mbjelljen e barit te ri ne kete fushe, proces qe pritet te ndodhe diten e neserme.

Qe prej atij momenti, afersisht duhen tre jave ne dispozicion te rigjenerimit te tij dhe berjes gati per te luajtur ne te. Kjo do te thote se do te behet çmos qe ndeshja e 17 tetorit Vllaznia- Dinamo te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Ky eshte nje proces qe kryhet çdo vite ne muajin shtator dhe te njejten gje e bejne edhe ne stadiumet e Durresit dhe Laçit sepse eshte i njejti tapet qe eshte vendosur ne to.

Vllaznia ka shfrytezuar kalendarin me dy ndeshje jashte tashme (me Partizanin e Skenderbeun) e me pas kampionati do te nderpritet per shkak te ndeshjeve te kombetares. Ideja eshte per te mos e humbur ndeshjen e rradhes me Dinamon dhe nese mbjellja e barit perfundon neser, kjo mund te realizohet./SHKODRA-SPORT.COM/