Gilman Lika nuk eshte me pjese e Vllaznise dhe si rrjedhoje per ndeshjen e sotme miqesore ndaj Teutes ka patur nje dileme se kush do ta mbante shiritin e kapitenit tek kuqeblute.

Gjate sezonit te kaluar, zevendeskapiteni ka qene Ardit Krymi dhe si rrjedhoje, ka patur nje ide qe shiritin e kapitenit ne sezonin e ri do ta mbante serish ai.

Por duket se per momentin nuk do te ndodhe keshtu. Ne miqesoren e sotme ndaj Teutes, kapiten i ekipit shkodrana ka qene mbrojtesi Erdenis Gurishta.

Ende nuk ka nje vendim perfundimtar mesa duket ne lidhje me kete çeshtje, por nuk perjashtohet mundesia qe te jete edhe keshtu. Ne pamje te pare, çeshtja e kapitenit nuk eshte dhe aq e rendesishme, por gjithsesi ne çdo skuader preferohet qe shiritin ta mbaje nje lojtar me me shume pervoje se te gjithe.

Tek Gurishta nuk eshte ne fakt keshtu sepse ka te tjere me me eksperience, por gjithsesi eshte nje zgjedhje e stafit dhe kuptohet qe nuk duhet diskutuar.
wwww.shkodrasport.com