Do të luhet pasditen e sotme në Riad të Arabisë Saudite Superkupa e Italisë mes Juventusit dhe Lazios.

Bardhezinjtë, në rolin e kampionit të sezonit të kaluar në Itali, zbresin në fushë pa holandezin De Ligt.

Sarri i ka dhënë besim turkut Demiral.

Ndërkohë pas disa ndeshjesh mungesë rikthehet në portë Vojçek Shezni, të cilit i hap vend Bufoni.

Reparti i sulmit përbëhet nga të përhershmit Dibala, Ronaldo dhe Higuain.

Nga krahu tjetër, Lazio i beson portën Strakoshës, i cili kërkon një tjetër trofe, pasi fitoi Kupën e Italisë.

Më poshtë mund të shihni formacionet zyrtare të takimit që nis në orën 17:45.

Image