Në fushën stërvitore të Kombëtares Shqiptare pranë Liqenit Artificial ka qenë një ditë speciale. Aty nuk zbriti të kryente stërvitje skuadra kombëtare nën drejtimin e Sylvinho. Por zbritën veteranët e kombëtares për të zhvilluar një seancë stërvitore.

Trajneri Sulejman Mema u pa duke trajnuar ish-lojtarët e kombëtares kuqezi si Ervin Fakaj, Nevil Dede, Jahmir Hyka, Gentian Muça, Endri Vrapi etj. Synohet që kjo kombëtare të luaj ndeshje miqësore dhe në turne ndërkombëtar.

“Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë zhvilloi një seancë stërvitore në fushat e Shtëpisë së Futbollit dhe synohet një skuadër e gatshme gjatë gjithë kohës për të marrë pjesë në ndeshje miqësore dhe turne ndërkombëtarë.

Kemi planifikuar të grumbullojmë lojtarë nga një grup-moshë e caktuar, që të bëjë paraqitje sa më të mira. Jemi ne tratativa të luajmë me Gjermaninë. Lojtarët do të mblidhen të paktën një herë në javë për t’u stërvitur në Shtëpinë e Futbollit”- shkruhet ne lajmin e publikuar nga FSHF ne faqen e saj zyrtare.

Por nje nder komentet qe bie ne sy poshte ketij lajmi, eshte ai i drejtorit te Akademise Vllaznia Alban Neziri i cili shkruan: “Edhe shkodranet kane luajt top e kambe”. Kuptohet nje thenie me ironi ngaqe nder lojtaret e grumbulluar, nuk ka qene asnje shkodran.

Shpresojme qe te mos jete harrese sepse dihet qe shkodranet kane dhene nje kontribut shume te madh ne vite per kombetaren shqiptare dhe mund te japin tashme edhe si veterane./SHKODRA-SPORT.COM/