Kur janë mbyllur dy fazat e para në Kategorinë Superiore, ajo që ka bërë më shumë përshtypje mbetet mungesa e golave. Ndryshe nga sezonet e tjera ku kishte më shumë gola me shumë rivalitet në luftën për ‘Këpucën e Artë’, këtë sezon skuadrat duket se janë të kënaqura me 3 pikë, pavarësisht golaverazhit.

Në një krahasim me ekipet që kanë shënuar më shumë gola nga Ligat kryesore gjatë këtij sezoni, Shqipëria duket se është shumë larg. vetëm 24 gola të shënuar në 18 ndeshje të luajtura, është një statistikë që realisht lë shumë për të dëshiruar. Teuta duket se ka pasur sulmin më produktiv këtë sezon megjithëse renditet në vendin e tretë në klasifikim.

Si Partizani i vendit të parë, ashtu edhe Kukësi i vendit të dytë kanë arritur të shënojnë në total 37 gola, aq sa ka shënuar një ekip modest turk siç është Kasimpasha që renditet në vendin e katërt në kampionatin e vet. Ndoshta, në merkaton e janarit do të ketë ndonjë ndërhyrje nga skuadrat pretendente dhe në dy fazat e tjera mund të shohim ndonjë gol më shumë, pasi 18 ndeshjet e para, kanë qenë zhgënjyese. /vipsport/