Shpeshherë themi se te Shqipëria duhet të ketë gjithmonë vend për më të mirët, ata që japin më shumë në fushën e lojës. Por si mund të përcaktohet se kush është futbollisti më i mirë i Shqipërisë dhe e meriton të jetë në fushën e lojës?

Për këtë mund të ndihmojë UEFA, e cila ka krijuar një klasifikim të veçantë për futbollistët që marrin pjesë në eliminatoret e ndryshme sa i përket zonës së Europës.

Ky klasifikim ka filluar që me Ligën e Kombeve dhe tashmë atij po i shtohen edhe ndeshjet kualifikuese të Euro 2020, duke krijuar një listë të gjatë të përgjithshme, por edhe sipas çdo përfaqësueseje, që tregon se kush janë lojtarët më në formë dhe cili prej tyre është më lart në renditjen e përgjithshme në varësi të statistikave të ndryshme ekipore apo personale.

Në këtë klasifikim rezulton që lojtari më i mirë shqiptar aktualisht është Taulant Xhaka, i cili mban vendin e 192 në Europë me 315 pikë të grumbulluara.

Të fundit i ka nga ndeshja me Turqinë, ku ka plotësuar 56 pasime dhe ka pësuar 5 faulle nga kundërshtarët në mesfushë. Vendi i dytë mes shqiptarëve i përket Berat Gjimshitit, me 258 pike, në vendin e 253 në Europë. Jo shumë larg tij është edhe Frederik Veseli, i cili pozicionohet i treti.

Ndërkohë, bie në sy se 5-shen e parë e plotëson Thomas Strakosha që nuk është i grumbulluar, si dhe Ardian Ismajli i cili ka pak ndeshje që luan për kuqezinjtë, por ka marrë shumë pikë falë 4 ndërhyrjeve të sakta dhe 11 spastrimeve të zonës ndaj Turqisë.

Sigurisht, sipas renditjes së UEFA-s, Strakosha është më lart se Berisha, edhe pse ky i fundit shihet si zgjedhje e parë në katërkëndorin kuqezi.

Në vijim keni renditjen e plotë të lojtarëve kuqezi sipas renditjes së UEFA-s dhe pikëve që ata kanë siguruar, të dhëna të cilat përditësohen ndeshje pas ndeshje.  /vipsport.al/