Rastesia ka mbledhur sot ne Shkoder tre emra te medhenj te boksit shkodran dhe atij shqiptar dhe pikerisht Sokol Buliqin, Besnik Gjetjen dhe Kristian Demajn.

Ky i fundit ka postuar nje foto me dy te tjeret dhe e ka postuar ne profilet e tij ne rrjetet sociale duke zbuluar nje fakt shume interesant: Te tre ata kane kampione te Shqiperise ne peshen 91 kg!

Por nese ecim me tej, konstatojme se ne kete foto jane 20 tituj kampione sebashku. 8 prej tyre mbajne “firmen” e Sokol Buliqit dhe po kaq edhe te Kristian Demaj, nderkohe qe Besnik Gjetaj edhe per shkak te shume viteve kaluar jashte vendit ka vetem 4 tituj.

Ne fakt eshte gje e bukur kur sporti i bashkon njerezit dhe te boksi i Vllaznise ky eshte nje realitet pasi i shohim shpesht sebashku dhe merite per kete, kane te gjithe./SHKODRA-SPORT.COM/