Ndeshja e djeshme ne mes Partizanit dhe Vllaznise, e vlefshme per turin gjysmefinal te Kupes se Shqiperise, ka ngjallur jo pak interes. Numri i tifozeve ne shkallet e stadiumit “Elbasan Arena” ne fakt nuk ka qene dhe aq i madh, kjo ndoshta edhe per shkak te reshjeve te shiut.

Por nga ana tjeter, nuk kane munguar te jene te pranishem ne tribune edhe presidente e trajnere te ekipeve te tjera, apo dhe figura te tjera te njohura te futbollit.

Perpos tyre, ne tribunen VIP te stadiumit ka qene edhe nje personazh shume i njohur, pikerisht biznemesni shkodran Ardit Kraja. “Shkodra Sport” ka siguruar momentin e daljes se tij nga stadiumi ne perfundim te ndeshjes.

Me shume mundesi ai ka ardhur per te ndjekur skuadren e tij te zemres, Vllaznine, per te cilen ne fakt gjate sezonit te kaluar ka dhene nje shume te konsiderueshme financiare ne forme premiosh.

Kjo gje nuk ka ndodhur sivjet, megjithate prania e tij ne Elbasan, te ben te mendosh se nuk perjashtohet mundesia qe ai te afrohet serish prane Vllaznise, per ta mbeshtetur me premio apo dhe ne menyra te tjera./SHKODRA-SPORT.COM/