Mjafton kjo foto e shkrepur ne stervitjen e pasdites se sotme nga fotoreporteri i mirenjohur Mikel Thepina, per te treguar egon me te cilen e ben punen e tij njeri prej pjestareve te stafit teknik te Vllaznise, Elvis Plori.
Pas nje karriere 10 vjeçare kryesisht me ekipe te kategorise se pare teksa nuk i kane munguar edhe sukseset, ai e pranoi oferten e drejtuesve te Vllaznise per te qene pjese e stafit te trajnerit Brdariç.
Por ndonese nuk eshte i pare ne kete staf, Plori vazhdon ta beje me te njejtin pasion punen e tij dhe kjo duket qarte edhe nga kjo foto. Sigurisht qe eshte shkrepur rastesisht gjate procesit stervitor, por duket se numri 2 i stafit teknik te Vllaznise ka qene i pakenaqur me ate se çfare po benin futbollistet ne fushe dhe prandaj duket shume i karikuar, me siguri duke i udhezuar ato.
Rikthimi i ketij trajneri ne Shkoder eshte mirepritur nga te gjithe dhe vete Plori duket i karikuar ne maksimum per te dhene kontributin e tij ne ndertimin e nje Vllaznie ndryshe. Premisat e para jane shume pozitive, tashme pritet vetem te shohim vazhdimesine.
www.shkodrasport.com