Foton e ketij shkrimi e ka sjelle ne redaksi, nje nga koleget e “Shkodra Sport”, pikerisht fotoreporteri Engjell Gjolaj. I takon dates 9 prill 2003, pra para 20 vitesh pas nje ndeshje Partizani- Vllaznia, luajtur ne ate kohe ne ish- stadiumin kombetar “Qemal Stafa”.
Ka qene nje ndeshje e vlefshme per turin çerekfinal te Kupes se Shqiperise. Ka qene ndeshja e kthimit. E para e luajtur ne “Loro Boriçi” kishte perfunduar ne barazim 0-0, ndersa ne kete te kthimit u siglua rezultati i barabarte 2-2 dhe sipas rregullit te asaj kohe te golave ne fushen kundershtare, Vllaznia u kualifikua per ne gjysmefinale.
Nje sukses qe u shoqerua me nje feste te madhe te tifozeve shkodrane dhe kjo eshte ajo çka deshem te evidentojme permes ketij shkrimi, numrin e madh te tyre te pranishem ne “Qemal Stafa”. Dhe kuptohet ne fund te lumtur te gjithe, kane festuar gjate.
Nje feste qe eshte ndezuar nga ish- portieri i Vllaznise Armir Grima, i cili duke hipur ne hekurat rrethues te fushes, i ka bere te gjithe tifozet kuqeblu te hidhen perpjete nga gezimi.
Po kush ishte Vllaznia e asaj ndeshje? Ne porte pra ka qene Grima, per te vazhduar me Beqirin, Dibren, Zmijanin, Devollin, Belisha, Kaçi, Ishka, Bejzade, K.Asllani dhe Sinani. Trajner i Vllaznise ne ate ndeshje ka qene Neptun Bajko ndersa ne pjesen e dyte jane aktivizuar edhe Osja, Bokatola e Romanishin.
Golat per Vllaznine ne kete ndeshje jane shenuar nga Elvin Beqiri dhe Albert Kaçi dhe ne fund te gjithe shkodranet kane gezuar. Bashke edhe me mijera tifozet shkodrane te pranishem ne stadium. Histori interesante, momente te paperseritshme…
Gjergj KOLA