Shpesh thuhet qe nje futbollist i mire, nuk mund te behet edhe nje trajner i mire. Por ka edhe shume raste qe ka ndodhur e kunderta dhe per ta vertetuar kete gje, po ndalemi vetem tek kjo foto e shkrepur shume vite me pare nga fotoreporteri i njohur Engjell Gjolaj.
Ne celuloid ai ka hedhur para nje ndeshje te luajtur ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres, dy nga portieret me te njohur te kampionatit shqiptar te atyre viteve, pikerisht Armir Grimen e Vllaznise dhe Xhevahir Kapllanin e Teutes.
Interesant eshte fakti qe te dy keta portiere pas perfundimit te karrieres sportive ne fushen e lojes, kane vendosur te qendrojne serish prane futbollit, por kete here duke marre detyren e trajnerit.
Dhe Grima aktualisht eshte trajner i kombetares se femrave ndersa Kapllani po drejton me sukses ekipin e Erzenit te Shijakut. Po mundohen ta bejne ashtu si duhet detyren e tyre dhe po marrin vleresimet e duhura nga te gjithe./SHKODRA-SPORT.COM/