Historia e sportit ne Shkoder ka treguar se ka nxjerre me qindra kampione te cilet kane lene gjurme ne rrugetimin e tyre me ngjyrat e Vllaznise.
Fotoja e ketij lajmi ka sebashku ne nje poze dy kampione ne sporte te ndryshme. Njeri eshte i mirenjohuri i mundjes shkodrane dhe asaj shqiptare, disa here kampion i vendit ne peshat e lehta, Sander Leka.
Tjetri eshte nje emer i njohur i futbollit, kampion me Vllaznine e sezonit 1991-92, ish- mesfushori i saj Agron Lika. Ata jane takuar pas shume vitesh sebashku dhe nuk kane ngurruar edhe te bejne nje foto.
Perpos saj te kujtojne dhe shume gjera te bukura gjate viteve te sportit. Pas viteve ’90 ata kane lene Shqiperine dhe kane marre destinacione te ndryshme, njeri ne Gjermani dhe tjetri ne Irlande.
Ky takim pas shume vitesh tregon qarte se shoqeria sportive ka qene dhe mbetet shume e veçante dhe padyshim qe duhet vleresuar maksimalisht./SHKODRA-SPORT.COM/