Nga Gjergj KOLA

Para viteve ’90 një nga gjërat më të bukura ka qenë edhe organizimi i veteranëve të futbollit në ekipe të ndryshme dhe zhvillimi i shumë ndeshje miqësore në mes tyre. Kjo gjë i mbante veteranët shumë të lidhur me njëri- tjetrin dhe mbi të gjitha në qendër të vëmendjes edhe pas lënies së sportit.

Në Shkodër njeriu që ka një meritë të jashtëzakonshme në krijimin dhe organizimin e ekipit të veteranëve të futbolllit ka qenë Lutfi Halili. Pikërisht për këtë arsye, po ju sjellim sot një foto të ekipit të veteranëve të viteve të mëparshme. I përket datës 11 prill 1980 dhe në të janë emra shumë të shquar të futbollit shkodran dhe shqiptar.

I pari nga e majta lart është Qamil Medja, e pas tij Muhamet Dibra, Ali Kullolli, Xhelal Juka, Beqir Cungu, Hasan Hasa, Lutfi Haliti, Qemal Cungu dhe i fundit është portieri Jonuz Teli. Ndërkohë poshtë janë portieri Ahmet Nuti dhe Kol Gjoni.

Padyshim emocion dhe kënaqësi për t’i rikthyer sërish para jush këta emra të shquar të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për futbollin shkodran dhe shqiptar për vite me rradhë. Dhe detyra jonë është për t’i përjetësuar ato…