Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka patur tre breza sportistësh të talentuar dhe mbi të gjitha kampionësh. Atë të viteve ’60, të viteve ’90 dhe këtë të fundit që mori tre tituj kampion rradhazi. Në foton e këtij shkrimi janë sëbashku 6 emra të shquar të basketbollit shkodran që kanë lënë shenjën e tyre në këto suksese.
Lart nga e majta i pari është play-makeri i Vllaznisë së viteve ’90 Beniamin Idrizi. Përkrah tij një nga sportistët e talentuar të Vllaznisë së viteev ’60 Petrit Osnani që më pas në vitet ’90 ka qenë trajner i këtij ekipi në disa suksese që ka arritur. Aty afër është edhe Renato Radoja, më i madhi i basketbollit shkodran.
Në të djathtë është Altomen Çapaliku edhe ky një pjestar i një brezi të talentuar lojtarësh të Vllaznisë së viteve ’90, fitues i disa trofeve. Bashkë edhe me Bledar Gjeçajn që është i ulur poshtë nga e majta dhe që ka një kontribut shumë të madh edhe si trajner në tre titujt kampion të fituar vitet e fundit.
Dhe i gjashti është Marin Shestani, një tjetër emër i shquar i basketbollit shkodran të viteve ’80-’90. Në duar mjeshtri Radoja ka një kupë të fituar me siguri në fillimin e viteve ’90.
Po e botojmë këtë foto sonte për herë të parë që të shërbejë si nxitje për basketbollistët aktualë të Vllaznisë për ta nxjerrë skuadrën nga momenti i keq ku ndodhet tani. Dhe për këtë, duhet ta nisin që nesër ndaj Tiranës. Në mënyrë që vepra e këtyre gjashtëve yjeve të kësaj fotoje të mos shkojë dëm me rënien e skuadrës nga kategoria.
© shkodrasport.com