Sot jane shnderruar ne dy elemente te rendesishem te Vllaznise por ne fakt, ata nuk jane bashke tani. E kemi fjalen per mbrojtesin Erdenis Gurishta dhe mesfushorin Ardit Krymi te cilet kane “nje njohje te vjeter” me njeri- tjetrin.

Kete e tregon kjo foto qe po ju risjellim sot. Ne fakt, ate na e ka risjelle njeri nga trajneret qe ka punuar me ta, pikerisht Ardit Mani. Ky i fundit sebashku me Brikeno Bizin kane qene trajneret e pare qe kane punuar me keta dy futbolliste.

Behet fjale per 12 vite me pare. Atehere kur Gurishta ishte vetem 12 vjeç dhe Krymi nje vit me i vogel. Qe prej vitit 2007 ata me ndonje shkeputje te vogel, kane qene gjithnje sebashku.

Ky padyshim qe eshte shembulli me i mire i punes se bere me moshat ne Shkoder dhe jo me kot ky qytet konsiderohet “hambar” per futbollistet e shume te rinj e te talentuar qe ka nxjerre dhe vazhdon te nxjerre.
www.shkodrasport.com