Ne media permendet shpesh per karrieren e tij te Partizani ku arriti te merrte edhe shiritin e kapitenit. Por ne fakt, pak permendet qe Dorian Bylykashi debutoi ne Superlige me ekipin e qytetit te tij te lindjes- Elbasanin.
Me pas, vetem 19 vjeçi erdhi ne Shkoder duke veshur fanellen e Vllaznise nga janari i vitit 2000 deri ne veren e vitit 2001 duke fituar kesisoj edhe titullin kampion me kete skuader.
Po ndalemi sot tek ky personazh, pikerisht nisur nga kjo foto e nxjerre nga arkivi i gazetes “Shkodra Sport” dhe eshte shkrepur nga i mirenjohuri Engjell Gjolaj. I perket ndeshjes se dates 17 mars 2001 kur Dorian Bylykbashi do te shenonte nje nga 4 golat e fitores se Vllaznise ndaj Lushnjes.
Ish- fantazisti elbasanas “u pikas” nga drejtuesit shkodrane dhe me pas ish- presidenti Myftar Çela e mori menjehere nga Elbasani, ne “pakete-dyshe” bashke me Klodian Duron. Te gjithe ne fakt mbajne mend kete te dytin, por duhet permendur fakti se ne gjysmen e dyte te sezonit 1999-2000, kur sapo kishin ardhur te Vllaznia, Bylykbashi luajti 10 ndeshje dhe shenoi 7 gola, ndersa Duro luajti ne 9 ndeshje dhe shenoi 1 gol.
Nderkohe ne seznin e titullit, gjerat ndryshuan. Dorian Bylykbashi luajti ne 24 ndeshje dhe shenoi 5 gola, e po aq ndeshje dhe po aq gola pat luajtur dhe shenuar edhe Klodian Duro. E nese ky i fundit luajti edhe 6 muaj me vone ne Shkoder, para se te transferohej ne Turqi, ndersa Bylykbashi u largua menjehere.
Megjithate ai ka lene gjurme ne historine e Vllaznise, me 34 ndeshjet e luajtura ne kampionat me fanellen e Vllaznise, teksa shenoi edhe 12 gola per te./SHKODRA-SPORT.COM/