Qe Akademia Vllaznia eshte nje “hambar” i vertete talentesh, kjo nuk ka as me te voglin dyshim. Mjafton te permendim disa nga emrat e viteve te fundit te cilet kane dale nga rradhet e saj dhe qe po luajne me sukses sot ne disa ekipe te Superliges dhe e kupton me se miri kete gje.
Per ta vertetuar kete gje, kemi nxjerre nga Arkivi i “Shkodra Sport” nje foto e cila flet vete. E bere nga fotoreporteri dhe gazetari Gjon Gjeka, ajo i perket pranveres se vitit 2013 kur Vllaznia U17 festonte ne stadiumin “Loro Boriçi” titullin kampion.
Nen drejtimin e trajnereve Entri Çaku dhe Nefail Zhejani do te shpalleshin kampione ate dite emra te tille te cilet i shikoni edhe ne kete foto, duke filluar nga dy lojtaret aktuale te Vllaznise, Ardit Krymi e Alen Sherri, jane dy futbollistet aktuale te Partizanit, Erald Çinari dhe Esin Hakaj por edhe ai i Teutes Uendi Vecaj dhe i Luftetarit, Armenis Kukaj.
Jane edhe te tjere qe luajne per Beselidhjen, Burrelin, Veleçikun, Aden etj. Ka edhe prej atyre qe e kane lene krejtesisht sportin dhe merren me gjera te tjera ne jete dhe njeri prej tyre eshte edhe ish- portieri Eraldo Harlicaj, te cilin sot e kemi koleg si gazetar sportiv.
Ne foton e meposhtme eshte futbollisti Ardit Krymi dhe Dritmir Beci: