Nese flasim per gazetarine sportive kuptohet qe ne çdo qytet te Shqiperise ka patur dhe ka emra qe me punen e tyre te palodhur kontribuojne jo vetem per pasqyrimin e aktiviteteve qe zhvillohen çdo dite, por edhe per te shkruar historine e tyre.

Keshtu ka ndodhur edhe ne Lezhe ku nder emrat qe kane kontribuar per kete gje per vite me rradhe (ndonjeri prej tyre vazhdon serish), kane qene dhe Lekë Miraj, Marash Cali dhe Engjell Gjolaj. Po ndalemi tek keto tre personazhe ngaqe jane sebashku ne kete foton ilustruese te ketij shkrimi.

Lekë Miraj ka punuar per 40 vjet si gazetar sportiv teksa ka punuar tek gazeta “Sporti Popullor” dhe po ashtu edhe me Radio Tirana ne emisionin “Rubrika Sportive”.

Per te vazhduar me Marash Calin, gazetarin tjeter qe mbahet mend per shkrimet e tij te shumta çdo dite ne gazeten “Sport Ekspres” por edhe ne media te tjera duke dhene nje kontribut te madh ne pasqyrimin e sportit lezhjan.

Nderkohe, Gjolaj e ka shkruar emrin e tij me shume si radiokronist, gazetar por edhe si fotoreporter teksa per vite me rradhe ka hedhur ne celuloid momente te shenuar te sportit lezhjan dhe jo vetem. Madje po e ben serish duke bashkepunuar me portalin “Shkodra Sport”
Gjergj KOLA