Lezha ne vite ka nxjerre arbitra shume te mire dhe nese sot Eldorian Hamiti mban edhe stemen e FIFA-s, kjo eshte nuk eshte rastesi. Kolegjiumi i ketij qyteti edhe me perpara ka nxjerre arbitra te mire te cilet kane bere nje pune kolosale ne kete drejtim.

Sot do te ndalemi tek dy prej tyre te cilet na i sjelle ne kete foto, reporteri i mirenjohur Engjell Gjolaj. Ne te jane ish- arbitrat e njohur lezhjane Llesh Malota dhe Nduel Lekaj. Ato kane arbitruar me shume sukses bashke me Prek Pjetrushin, Ndue Tonin e arbitra te tjere te ketij kolegjiumi.

Do te ndalemi me shume tek ish- arbitri Llesh Malota sepse ai ka qene edhe futbollist ne rinine e tij. Ka luajtur me ekipin e te rinjve te Beselidhjes ne vitet 1972-73, ndersa me pas ka luajtur dy vjet me Valbonen e Tropojes ne vitet 1974-75, para se te kthehej serish ne Lezhe me te cilen ka luajtur deri ne vitin 1980.

Malota ka nisur arbitrimin ne vitin 1982 dhe e ka ushtruar kete profesion deri ne vitin 2000 duke lene nje pershtypje shume te mire tek te gjithe koleget e tij.
© shkodrasport.com