Një foto interesante gjatë një ndeshje miqësore të zhvilluar në kuadrin e aktivitetit që u pat organizuar pak vite më parë me rastin e 70 vjetorit të lindjes së mjeshtrit Ramazan Rragami.
Në fushën e “Loro Boriçit” zbritën shumë emra të shquar të Vllaznisë në vite dhe një ndër ta është edhe protagonisti i kësaj fotoje, Nikolin Thana, ish- mesfushori i saj në vitet ’80. I datelindjes 24 janar 1961, ai luajti per shume vite me Vllaznine, por edhe me Apolonine, duke rene ne sy per lojen e tij me temperament ne mesin e fushes.
Fotoreporteri i njohur Gjon Gjeka ka fiksuar me aparatin e tij ish- mesfushorin e kuqebluve gjatë një aksioni. Ndonëse mundohet të bëjë me dorë për të orientuar shokët e ekipit gjatë aksionit, duket qartë se kilogramët e tepërta të tij, ia bëjnë të pamundur realizimin e asaj çfarë mund të ketë në mendje Thana.
Megjithatë kjo nuk ka aspak rëndësi. E rëdësishme është që atë ditë të gjithë luajtën për mjeshtrin Rragami, rëndësi ka që u mblodhën të gjithë sëbashku dhe kështu duhet të ndodhë më shpesh.
Sa për fushën e lojës, kuptohet që nuk ka më vend për rikthim sepse mosha ka kaluar dhe futbolli ndoshta për Nikolin Thanën dhe kolegët e tij tani është i vështirë edhe për t’u parë nga ekrani i televizionit dhe jo më për t’u luajtur.
© shkodrasport.com