Pas vitit 2000 tek Vllaznia kanë ardhur shumë futbollistë nga Mali i Zi. Duke filluar nga portierë, mbrojtësa, mesfushorë dhe sulmues. Kuptohet që vetëm një pjesë e vogël e tyre kanë lënë gjurmë.
Njëri prej tyre që po e evidentojmë sot përmes këtyre fotove të nxjerra nga arkiva e “Shkodra Sport” është Nikolla Vukçeviç. Erdhi për herë të parë tek Vllaznia në vitin 2006, sapo ekipin e kishte marrë ish-presidenti Valter Fushaj.
Luajti një sezon dhe bëri paraqitje të mira në rradhët e kuqebluve. Kjo bëri që ai të rikthehej sërish në janarin e vitit 2014 për të luajtur edhe gjashtë muaj të tjera me këtë ekip.
Qendërmbrojtësi shtatëlartë dallohej edhe në lojën në ajër dhe nuk kanë qenë të pakët as rastet kur shënonte gola me kokë. Një prej tyre pasqyrohet edhe në këtë foto të këtij shkrimi.
© shkodrasport.com