Në futbollin shqiptar sivjet po dallohet qartë mungesa e një goleadori dhe kjo është kthyer në një shqetësim për të gjithë ekipet. Jo shumë vite më parë, kampionati shqiptar ka patur në rradhët e tij një sulmues të mirëfilltë që i njihte më mirë se kushdo tjetër portat kundërshtare.

Ai është Vioresin Sinani, “mister 208 golëshi”. Nëse dikush mendon se në vitet ’90 e më pas ka qenë e lehtë të shënosh, gabohet. Secili ekip ka patur mbrojtësa që kanë lënë gjurmë.

Njëri prej tyre ka qenë edhe lushnjari i Tiranës Rezart Dabulla i cili në një sezon ka luajtur edhe me Vllazninë.

Sot po ju sjellim këtë foto të të mirënjohurit Ferdinand Hazisllari ku në njërën prej përballjeve Vllaznia- Tirana, nuk mund të mungonte një përballje mes tyre.

Në shumë raste fitues ka dalë sulmuesi shkodran por ka patur edhe shumë raste të tjera ku ka triumfuar mbrojtësi bardheblu. Duele të tilla vërtetë kanë lënë gjurmë tek të gjithë dhe ia vlen të kujtohen.
© shkodrasport.com