Per shumekend ende nuk u besohet se futbolli shkodran e shqiptar ka humbur nje personalitet si Sabah Bizi. I ndare nga dita te enjten e kaluar, ai u percoll per ne banesen e fundit permes nderimesh te cilat i ka merituar si pakkush tjeter.
Por nga ana tjeter, te shumte kane qene ata te cilet kane ndare kujtime, kane dhene mendimet e tyre per kete figure te madhe dhe sot atyre u eshte bashkuar edhe njeri prej trajnereve te Akademise Vllaznia, pikerisht Gjon Kola.
Permes nje fotoje te derguar ne redaksine e gazetes “Shkodra Sport” ku ai eshte sebashku me mjeshtrin Bizi disa vite me pare, shkruan poshte saj: “Pata fat me lujt me legjenden, me e pase trajner e me kene koleg ne futboll. RIP Sabah Bizi”.
Gjon Kola u afrua tek ekipi i pare i Vllaznise ne fillimin e viteve ’80 duke qene shok skuadre me Bizin. Me pas kur ky u be trajner i Veleçikut, e pati Gjonin njerin prej lojtareve me te rendesishem te ekipit dhe me vone nderkohe kane punuar sebashku edhe ne trajnim. Kujtime te bukura qe veshtire se shlyhen nga kujtesa per te./www.shkodrasport.com/