Po luhet ne keto momente ne stadiumin “Air Albania” ndeshja kualifikuese e Euro U21 ne mes kombetares shqiptare dhe asaj te Armenise. I pranishem ne shkallet e stadiumit per ta ndjekur kete takim eshte edhe trajneri i Vllaznise Thomas Brdariç.

Eshte fotoreporteri Mikel Thepina ai qe na sjell nje foto te teknikut kuqeblu perkrah menaxherit te njohur dhe njekohesisht mikut te tij Uliks Kotrri te cilet jane ulur ne tribunen qendrore te stadiumit per te ndjekur kete takim.

Kujtojme qe pjese e kombetares U21 eshte edhe futbollisti i Vllaznise Kevin Dodaj qe e ka nisur kete ndeshje nga stoli. Megjithate me interes per Brdariç eshte te ndjeke edhe lojtare te tjere qe jane pjese e ketij ekipi dhe pse jo ndonjeri prej tyre ne te ardhmen t’i bashkohet kuqebluve.

Tek skuadra shkodrane jane duke i kushtuar gjithnje e me shume rendesi elementit te ri dhe mbase prania e Brdariç ne ndeshjen e kombetares U21 eshte per kete qellim./www.shkodrasport.com/