Ditet e fundit ka ndodhur nje koinçidence e bukur. Tre shkodrane qe jane marre e merren me futboll, jane takuar me njeri- tjetrin pas shume vitesh ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ka qene diçka vertete emocionuese dhe per me teper, u ka dhuruar shume emocione te tre protagonisteve te kesaj foto.
Ne te jane ish- portieri i Vllaznise Gasper Ndoja i cili prej shume vitesh jeton bashke me familjen e tij ne Amerike, Elton Bungaja, trajneri dhe presidenti i “Atletik Klub Shkodra” qe po ashtu jeton prej pak vitesh atje si dhe trajneri i njohur Luan Zmijani qe ndodhet per nje vizite ne kete vend.
Ata e kane derguar kete foto ne redaksine e gazetes “Shkodra Sport” dhe ne vendosem ta ndajme me ju te nderuar lexues. Kuptohet qe biseda mes tyre ka qene shume emocionuese, e zhvilluar kryesisht rreth futbollit dhe kujtimeve te bukura qe kane marre prej tij dhe padyshim qe ajo ka zgjatur shume.
Ndonese larg Shkodres dhe Shqiperise, kuptohet qe objekti kryesor i bisedes ka qene Vllaznia dhe futbolli ne vendin tone, kujtimet e periudhave kur kane luajtur dhe drejtuar ketu dhe padyshim qe kjo gje i ka bere te ndihen mire.
Takime te tilla jane vertete shume domethenese dhe padyshim qe do te mbeten gjate ne memorien e secilit prej tyre sepse mbi te gjitha i ka njohur futbolli dhe i bashkoi po ai./SHKODRA-SPORT.COM/