Kur jane ne aktivitet, mbase sportistet nuk ia dine shume rendesi shoqerise dhe miqesise qe krijojne. Por me kalimin e viteve, kupton qarte se ato vite nuk kthehen me dhe padyshim qe deshiron t’i kthesh pas, por kjo nuk mund te ndodhe.

Megjithate ne momente te caktuara ato takohen serish dhe kuptohet qe kane shume gjera per te kujtuar. Keshtu ka ndodhur sot edhe me veteranet e sportit te qitjes.

Ka qene ish- sportisti dhe ish- trajneri Muhamet Fani, ai qe ka postuar nje foto ku jane mbledhur sebashku per te drejtuar shtate ish- sportiste e trajnere te qitjes.

Jane pikerisht Bardh Kuçi ish-sportist ne siluete 30 +30, nje qites i nivelit te larte. Aty eshte Durim Salihi sportist i gares standart 30 x 40 dhe me pas edhe trajner i ketij sporti, per te vazhduar me Nexhat Abdullahin sportist i gares 1 x 50 metra standart, Halil Murati standart 3 x 40, Muhamet Fani sportisti i gares 1 x 60 dhe njekohesisht edhe trajner.

Per te vijuar me trajnerin Agim Kallogjeri, njekohesisht edhe ish- sportist ne pistole 1 x 50 dhe i fundit ne kete foto eshte Agim Troshani, trajner i qitjes se Vllaznise.

Me shume mundesi qe ato sot kane patur shume gjera per te biseduar me njeri- tjetrin per sportin qe i kushtuan rinine, e i cili prej 30 vitesh nuk ekziston ne Shkoder qe prej prishjes se poligonit te qitjes.

Poligoni natyrisht qe eshte prishur, por historia dhe kujtimet e ketij sporti kurrsesi nuk mund te prishen.
Gjergj KOLA