Gjermani është skualifikuar nga Botërori “Rusi 2018”, pas humbjes 2-0 që “Panzerat” regjistruan ndaj koresë së Jugut ditën e sotme.
Ndërkohë që kampionët kanë rënë nga froni, komentet kanë qenë të shumta.
Një reagim disi ironizues ka bërë dhe legjenda e futbollit shkodran, Edi Martini.
Ai ka lidhur largimin e Gjermanisë nga Botërori me politikën shqiptare, duke përfshirë në lojë dy partitë më të mëdha në vend, Partinë Socialiste dhe atë Demokrate.
“As PD e as PS nuk e kishin ditur datën e saktë të ikjes së Gjermanit. Nuk është data 28 as 29 por 27”, shkruan Martini në llogarinë e tij në Facebook.