Mario Mitaj eshte rikthyer te luaje si titullar me skuadren e Lokomotives se Moskes. Ne ndeshjen e djeshme te vlefshme per Kupen e Rusise, ndaj ekipit Orenburg, lojtari i kombetares shqiptare ka qene per 90 minuta ne fushe per moskovitet.
Lokomotiva arriti te marre nje fitore me shume vlere 3-2 ne transferte dhe nje kontribut ne kete sukses ka dhene me lojen e tij edhe Mitaj i cili ka bere nje paraqitje te mire. Per me teper qe nuk ka luajtur ne pozicionin e tij te preferuar, ate te mbrojtesit te majte.
Trajneri Galaktionov e ka vendosur kete here ne rolin e qendermbrojtesit te majte, detyre te cilen 21 vjeçari me origjine nga Vermoshi i Malesise se Madhe e ka bere me shume sukses.
Ne fakt duket diçka e çuditshme sepse trajneri i Lokomotives se Moskes gjate sezonit te kaluar e ka perdorur shpeshhere Mitajn si mesfushor shkaterrues, nderkohe qe tashme po e provojne edhe si qendermbrojtes. Por me shume te ngjare, lojtari kuqezi edhe pak dite do te jete pjese e kesaj skuadre sepse ai pritet qe brenda merkatos se veres te transferohet ne nje kampionat tjeter./www.shkodrasport.com/