Imazhi mbi të gjitha dhe që emri të kthehet në një markë të njohur ndërkombëtare. Këto janë dy nga objektivat kryesorë që Suning i ka vënë Interit në këtë fazë të parë që kur ka marrë drejtimin e klubit, duke synuar që ta bëjë përsëri një superfuqi ndërkombëtare në të gjithë botën si emër, paralelisht me aspektin sportiv që vjen duke u përmirësuar nga sezoni në sezon.
Për ta bërë një gjë të tillë, Suning ka filluar të zgjerojë prodhimet e markës së Interit, duke dalë tërësisht nga bota e futbollit. Kështu, në Kinë, kompania nëpërmjet faqes së vet zyrtare ka hapur një dyqan të Interit ku nuk blen vetëm bluza e veshmbathje sportive.
Aty reklamohen dhe shiten gjëra nga më të ndryshmet, mes të cilave elektro-shtëpiake. Kështu, në fazën e Suning gjen frigoriferë me logo të Interit, lavatriçe, soba apo kondicionerë.
Gjithçka për të apasionuarit e kësaj skuadre të cilët tashmë mund të mobilojnë të gjithë shtëpinë e tyre me materialet e zikaltërve. /vipsport/