Dje, Vllaznia fitoi kundër Skënderbeut me rezultatin 5-1, megjithatë shkodranët e panë veten të zbriste nga Kategoria pasi Kamza fitoi minimalisht (1-0) kundër Partizanit.
Në kryeqytet flitet për tolerim, megjithatë gjithçka mbetet në kuadrin e zërave.
Së fundmi, newsport.al ka siguruar një foto të trajnerit Ernest Gjoka i cili ndodhet në një nga kafetë e kryeqytetit me mbrojtësin e majtë, Renaldo Kalarin para takimit të Partizanit me kamzalinjtë.
Mëngjërashi ishte titullar në sfidën e djeshme, duke qenë një nga lojtarët më pak aktivë në fushë. Fakt është se Partizani dje ishte në fushë fizikisht, por me mendje kishin nisur pushimet verore.
Nuk dihet arsyeja se pse Gjoka ka preferuar të takojë Kalarin pikërisht para ndeshjes së Partizanit me Kamzën. Por, kjo ka sjellë një sërë reagimesh. Megjithatë urojmë që të ketë qenë vetëm një kafe miqësore.