Vllaznia nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Dinamos pak ditë më parë në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Superligës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, mbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili i ka thurur elozhe sulmuesit të Dinamos, Agim Ibraimi.

Që të dy kanë qenë shok skuadre te Shkëndija e Tetovës dhe në “Elbasan Arena” ishin kundërshtarë vetëm për 90 minuta. Ne fushe kane luajtur me shume grinte perballe njeri- tjetrit, duke treguar profesionalizem te larte.

Por nderkohe, të dy janë miq të mirë jashtë fushe dhe kjo shihet edhe në postimin e bërë nga mbrojtësi i Vllaznisë qe e quan Ibraimin “Grande” (I madh).