Elseid Hysaj po arrin të përshtatet mjaft mirë si mbrojtës i majtë te Napoli, një pozicion që dukej se e kishte harruar, por tani ndeshje pas ndeshje po tregon se po ambientohet mjaft mirë në këtë pozicion. Pas dëmtimit të Ghulam, kur mbrojtësi u zhvendos në krahun e majtë, ku kishte luajtur në fillimin e karrierës, pakkush parashikonte se ai do të shprehej në nivele të larta. Por majtas, Hysdaj po tregohet vendimtar në fazën mbrojtëse, ndërsa ka filluar pak nga pak edhe të provojë të dalë në sulm. Gjithsesi, mbrojtja është prioriteti për futbollistin shqiptar dhe aty ai është i saktë dhe i vëmendshëm si rrallëkush. Këtë e tregon edhe statistika që klubi i Napolit ka publikuar në rrjetet sociale për të treguar aftësitë e tij.
Gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë së të martës ndaj Udinezes, të fituar me shifrat 1-0, Hysaj rezulton të ketë rifituar 24 herë topin, duke fituar një numër të lartë duelesh. Kjo tregon më së miri pse futbollisti shqiptar është i rëndësishëm për skemat e Sarrit kudo që të luajë dhe pse kritikat që mori në fillimin e këtij sezonit, ishin të gjitha të pamerituara. vipsport.al