Një episod i shëmtuar u regjistrua në fundin e ndeshjes mes Vllaznisë dhe Laçit që përfundoi me rezultatin 1-0.>
 

Futbollistët e të dyja skuadrave u përshinë në një sherr masiv, pas vërshëllimës së gjyqtarit Juxhin Xhaja, teksa protagonist u bë mbrojtësi i Laçit, Obanor, i cili u tradhtua nga nervat, duke bërë një ndërhyrje horror në stil “kung fu”, ndaj mesfushorit të Vllaznisë, Herald Marku.

“ShkodraSport” ka siguruar nje foto, ku shihen në trupin e Markut, shenjat e takave pas goditjes së Obanor.

Mbrojtësi i skuadrës kurbinase, rrezikon një dënim shembullor nga Komisioni i Disiplinës, pas këtij veprimi të shëmtuar antisportiv.