Vllaznia do të përballet me Kukësin ditën e enjte në Loro Boriçi, në sfidën që vlen për javën e 15-të të Kategorisë Superiore.
Skuadra nisur sot përgatitjet, me trajnerin Brdariç që është fokusuar në aspektin tekniko-taktik. Sa i përket gjendjes së lojtarëve, ajo paraqitet e mirë.
Shkodranët po bëjnë një kampionat të mirë, ku pas 14 ndeshjesh janë në vendin e 3-të me 24 pikë, 3 më pak se kuksjanët e vendit të dytë. Përballja e të enjtes është e fundit për këtë vit, me ekipet që do rikthehen në fushë në mesin e janarit.
Ende nuk eshte e qarte nese te Vllaznia presin ndonje surprize ne merkato apo jo sepse ne fakt kontigjentin e lojtareve e kane te bollshem dhe perpos kesaj, ne kete periudhe nuk eshte se gjen ndonje lojtar cilesore.