Baldo Raineri është një emër që nuk harrohet lehtë në Shkodër, ku ka drejtuar Vllazninë në një prej sezoneve të vështira të kuqebluve, në vitin 2014, duke i ndihmuar që të mbijetonin në elitën e futbollit shqiptar.
Tekniku italo-zviceran, do të kujtohet gjatë edhe për pamjen e tij të veçantë, e cila me sa duket ka ndryshuar kohët e fundit.
Në fotot e fundit të Rainerit, ai duket shumë ndryshe në krahasim me të kaluarën. Tekniku duket se ka filluar një dietë drastike duke rënë në peshë, ndërsa ka ndryshuar edhe modelin e flokëve të tij të gjatë.
Raineri ka dashur të shkëputet nga profili që kishte krijuar në të kaluarën për të filluar në këtë mënyrë edhe një ndryshim në karrierën e tij, e cila asnjëherë nuk opati shkëlqimin që pretendonte ai. /vipsport/