Në stadiumin “Zeqir Ymeri” luhet sot ndeshja Kukësi-Tirana për Kupën e Shqipërisë.
Për një moment zhvillimi i kësaj ndeshjeje u vu në dyshim për shkak të reshjeve të borës.
Stadiumi ka qenë i mbuluar nga bora në fakt, por sot moti ëhstë i mirë dhe në stadium ka nisur punë për pastrimin e borës me mjetet e nevojshme.
Kështu, ndeshja do të luhet dhe klubi verior është duke marrë të gjitha masat që fusha të jetë në gjendje sa më të mirë. Deri në orën 14:00, kur nis ndeshja, gjithçka do të jetë gati./visport/