“Arena Kombëtare” është stadiumi modern që po ndërtohet në kryeqytetin tonë. Një investim shumë i madh është bërë për të dhe mesa duket ja ka vlejtur.

Si FIFA ashtu edhe UEFA, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe qeverinë, kanë dhënë kontributin e tyre në ndërtimin e këtij stadiumi modern. Ky impiant mund edhe të mos përfundojë në fund të muajit mars, në kohën kur do të nisin Eleminatoret e Europianit, por stadiumi po merr një formë të plotë, dhe punimet kanë ecur mirë deri më tani.

Një foto e shkrepur nga Alket Islami në fluturim tregon sa madhështor dhe modern është ky stadium, i cili ka dhe përfundimin e pjesës së mbulesës në plan, si edhe ambjentet e brendshme, tapeti i gjelbër dhe ndënjëset.