Tek Vllaznia ka shume lojtare te mire e te dashur, por Mevlan Adili padyshim është shndërruar në idhullin e tifozërisë shkodrane.
Prej dy sezonesh pjesë e Vllaznisë, qendërmbrojtësi kuqeblu ka arritur të dhurojë performanca mbresëlënëse. I pakalueshëm nga çdo kundërshtar, mbi të gjitha me frymë lideri në fushë.
Së fundmi, ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet me një theks boksi në një palestër. Siç duket qendërmbrojtësi kërkon të jetë sa më në formë duke ushtruar edhe sporte të tjera veç futbollit.
Komentet për të s’kanë munguar. Padyshim ndër lojtarët më të preferuar vitet e fundit në ambientin shkodran./newsport/