Ngjarja e paprecedentë në sfidën Kamza-Laçi ka bërë bujë edhe në mediat e huaja, të cilat e kanë pasqyruar dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Eldorian Hamiti.

Shumë media duke filluar nga ato italiane, greke, dhe veçanërisht spanjole e kanë pasyqruar këtë ngjarje të turpshme, që ka ndodhur në Shqipëri.

Këto veprime të shëmtuara ndikojnë negativisht në imazhin e futbollit shqiptar, i cili tashmë shihet me një sy tjetër nga ndërkombëtarët.