Vllaznia e viteve ’80 ka qenë një nga ekipet më të mira të historisë së klubit shkodran. Në rradhët e saj ka patur lojtarë të talentuar, një pjesë e mirë e të cilëve kanë luajtur edhe me ekipet kombëtare.
Pjesë e këtij ekipi ka qenë edhe Nikolin Thana, një mesfushor i cili ka spikatur me lojën dhe paraqitjet e tij. Por gjatë karrierës së tij ai ka luajtur për një sezon edhe me Apoloninë e Fierit, pikërisht në sezonin 1987-88.
Këtë na e kujtoi kjo foto që kemi nxjerrë nga arkiva e gazetës “Shkodra Sport”. Në të është Thana me fanellën e Apolonisë dhe mbrojtësi i Vllaznisë dhe shoku i tij i ngushtë, Hysen Dedja.
Miqësia dhe shoqëria me Dedjen janë shumë të forta edhe sot megjithatë këtë foto të para 30 viteve vështirë ta kenë.
Thana mbetet nje emer i nderuar i historise se klubit Vllaznia, per te cilin pas viteve ’90 ka kontribuar edhe ne poste drejtuese si anetar i kryesise se saj.
www.shkodrasport.com