Vllaznia e femrave ka pesuar mbremjen e sotme humbjen e katert rradhazi ne grupet e “UEFA Women’s Champions League”. Kete here ajo eshte mundur me rezultatin 4-0 ne “Loro Boriçi” nga PSG.
Ne kete menyre, bilanci i saj ne kete kompeticion rregjistron humbjen e katert ne po kaq ndeshje te luajtura, nderkohe qe ende nuk ka shenuar asnje gol. Ne fakt sot ndoshta mund ta kete shenuar nje te tille, por qe nuk eshte njohur nga arbitrat.
Pas pesimit te golit te trete, topi eshte vendosur ne qender te mesit te fushes dhe eshte luajtur nga Lufo qe e ka pasuar prape per Doçin. Kjo e fundit ka gjuajtur nga rreth 57-58 metra duke pare edhe daljen e portieres franceze dhe topi i eshte adresuar portes.
Ai eshte pritur nga portieria e Paris Saint Germain, por nga sa shihet nga pamjet filmike apo dhe kjo foto, me shume mundesi eshte pritur brenda vijes fatale. Por arbitrja anesore ka qene shume metra larg vijes fundore, e papergatitur nga ajo gjuajtja e shpejte e Megi Doçit dhe si rrjedhoje nuk mund ta akordonte gol.
Ne fakt, jo per justifikim por arbitrimi sot ka lene per te deshiruar. Shkodranet kane patur kontestime per 11-metershin e akorduar ne rastin e golit te pare, nderkohe qe tek goli i dyte i PSG duket se ka prekje te topit me dore nga nje lojtare franceze dhe po ashtu edhe anesorja e ka ngritur flamurin lart per pozicion jashte loje dhe me pas e uli.
Shto ketu edhe kete rast shume te diskutueshem te Doçit qe ndoshta e la Vllaznine pa rregjistruar golin e pare ne kete faze te ketij kompeticioni te rendesishem europian./SHKODRA-SPORT.COM/